Arbëri

Pacolli: Kryeministri që kërcënon prokurorët do ta bind Francën se e ka luftuar korrupsionin

Foto: Driton Paçarada / Koha

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili gjatë një vizite të djeshme në Francë ka deklaruar se Kosova në vazhdimësi po e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Pacolli përmes një statusi në Facebook, ka akuzuar kryeministrin Haradinaj për kërcënim ndaj prokurorëve.

Ajo ka thënë se kryeministri që kërcënon prokurorë po dëshiron ta bind Francën se Kosova e ka luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, transmeton Koha.net.

“Kryeministri që kërcënon prokurorë po don me bind Francën se Kosova e ka luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Urime liberalizimi i vizave Kosovë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Haradinaj ka qëndruar dje në Francë ku është pritur nga ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner.

Në këtë takim, Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave.

Lexo edhe: Haradinaj në Paris thotë se Evropa fiton nga lëvizja e lirë e kosovarëve