Arbëri

Rezultate më të dobëta në Testin e Maturës, për shkak të përforcimit të monitorimit

64.64 për qind është kalueshmëria e testit të maturës shtetërore.

Por, këtë rezultat ndonëse të ulët, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, e ka vlerësuar si mjaft të suksesshëm, meqë sipas tij, monitorimi kësaj radhe ka qenë më i mirë.

Mësimi në gjuhën shqipe ka kalueshmëri prej 64.40 për qind, në gjuhën boshnjake 85.43 për qind, ndërsa në gjuhën turke 69.47 për qind.

Për shkak se prishën rregullat e testimit, 5 administrues janë përjashtuar krejtësisht nga testi i maturës dhe janë dënuar me 300 euro gjobë, si dhe 3 administratorë janë dënuar me mosushtrim të kësaj veprimtarie.

Ndërkaq, 270 nxënës janë larguar nga testimi për shkak të përdorimit të telefonit.

Vitin e kaluar ishte 73.26 përqind kalueshmëria e testit të maturës shtetërore.