Arbëri

OSBE për zgjedhjet në Shqipëri: Qytetarët ishin nën presion nga palët politike

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore, ODIHR nisi në orën 15.00 prezantimin e raportit paraprak me gjetjet e përfundimet mbi zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri.

Drejtuesja e Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, ambasadorja Audrey Glover po jep një deklaratë mbi raportin paraprak dhe më pas do i përgjigjet edhe interesimit të medias.

Duke pasur parasysh se për herë të parë në Shqipërinë pluraliste, koalicioni opozitar nuk mori pjesë në zgjedhje, vëmendja për gjetjet e para të misionit të ODIHR është e shtuar.

Ambasadorja e OSBE/ODIHR, Audrey Glover: “Ne jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa asnjë agjendë të fshehtë. Ne jemi të paanshëm dhe lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet dhe ne i vlerësojmë ata në bazë të përputhshmërisë me OSBE dhe vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa pasur parasysh interesin e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa qeveria qe e venduar për t'i mbajtur këto zgjeshje pa opozitën. Në këtë klimë të një ngërçi politik zgjedhësit nuk patën mundësi për të zgjedhur mes opsioneve të ndryshme. Në 31 bashki nga 61 kandidatët ishin të vetëm në garë. Pati pretendime të besueshme nga qytetarë se ishin nën presin nga të dyja palët. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike.

Ajo çka ishte pozitive është se votimi u zhvillua në mënyrë paqësore. Ishin zgjedhje me qëllim që votuesit të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiake dhe u zhvilluan në një mjedis tejet të polarizuar. Opozita u tërhoq nga Parlamenti në muajin shkurt dhe nuk mori pjesë në zgjedhe me qellim rrëzimin e kryeministrit. Presidenti bëri një deklaratë dhe kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve. Megjithatë kryeministri vazhdoi zgjedhjet me mbështetjen e Parlamentit dhe KQZ vazhdoi me përgatitjen e zgjedhjeve”./abcnews.al