Arbëri

Dy zyrtarë të ShSKUK-së të dënuar për korrupsion

Foto: Koha

Të gjithë mjekët që kanë punuar si menaxherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalet rajonale, e që janë të përfshirë në rastin “Stenta”, janë larguar nga pozitat menaxheriale. Rasti “Stenta” i përfshin këta ish-menaxherë në akuza për korrupsion.

Por janë dy zyrtarë të ShSKUK-së që ende mbajnë pozitat pavarësisht se ndaj tyre ka aktakuza.

Ahmet Asllani, drejtor i Spitalit të Gjakovës, është i vetmi menaxher që vazhdon të jetë në pozitë drejtuese, edhe pse ka aktakuzë. Përveç këtij, ish-drejtori i Spitalit të Prizrenit, Myzafer Kalenderi, i cili tashmë është zyrtar financiar në ShSKUK, vazhdon punën e tij në këtë pozitë, edhe pse është i akuzuar për shkelje të detyrës zyrtare.

Për rastin e Asllanit, Gjykata e Apelit para tri javësh ua ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga shkalla e parë. Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, dhe pesë persona të tjerë akuzohen lidhur me një tender për furnizim me uniforma të këtij spitali. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)