Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekspertët këshillojnë heqjen e testit të zhvlerësuar të maturës

Rreth 31 mijë maturantë pritet t’i nënshtrohen këtë vit provimit shtetëror të maturës, prej tyre 26 mijë që janë të këtij viti dhe 6 mijë që kanë mbetur nga vitet e kaluara.

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT) ka konfirmuar se janë në fazën finale të organizimit të provimit shtetëror, ku pjesa e parë e testit pritet të mbahet më 10 qershor, kurse pjesa e dytë më 24 qershor, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndonëse MASHT-i thotë se ka marrë të gjitha masat që procesi të realizohet sa më mirë, skeptik rreth kësaj, shprehen njohës të çështjeve të arsimit dhe anëtar të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

Ata madje kanë kritikuar edhe Ligjin për provimin e maturës shtetërore të nxjerrë në vitin 2015. Ky ligj ka paraparë që pragu i kalueshmërisë në provimin e maturës shtetërore të jetë 40%. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.