Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, njëherësh ministër i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Valon Murati, ka bërë homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu.
Pas kësaj, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se “lufta jonë çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja ka ardhur nga domosdoshmëria për çlirim kombëtar”.
“Andaj kjo luftë nuk ishte aksident historik e as vetëm instinkt vetëmbrojtës. Luftës sonë i kanë paraprirë edhe analizat e puna përgatitore politike. Luftës sonë i ka paraprirë edhe mendimi politik. Në ballë të këtij koncepti prej vitit 1993 ka qëndruar LKÇK-ja. E një ndër mendimtarët më brilant të saj që kishte konstatuar domosdoshmërinë dhe pashmangshmërinë e organizimit të luftës çlirimtare ishte Bahri Fazliu. Por si një intelektual i ri i angazhuar ai nuk qëndroi vetëm tek konstatimi, por iu përvesh angazhimit konkret deri ditën kur u përjetësua në altarin e lirisë dhe kujtimin e kombit”, ka thënë Murati, teksa është shprehur krenar që e kishte shok e bashkëveprimtar.
“Krenar që e kam dritë vezullueze për të punuar për një Kosovë më të mirë e për një komb të bashkuar”.
{gallery}
-
7 maj 2017 18:57
-
Shpërndaje në: