Arbëri

Fluksi në rritje i turistëve zhvlerëson euron kundruall lekut

Tiranë, 18 qershor- Fluksi i turistëve në dy javët e para të muajit qershor ka shënuar rritje të ndjeshme çka është reflektuar edhe në tregun valutor duke sjellë zhvlerësim të monedhës europiane euro ne këmbim me lekun.

Shqipëria tashmë po konsolidon pozitat si destinacion i turizmit gjithëvjetor, ku dominon turizmi bregdetar që mbetet mjaft i preferuar për t’u eksploruar nga turistë nga e gjithë bota.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në katër muajt e parë të vitit kanë hyrë në vend mbi 1 milion të huaj, me rritje 7.4% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në maj dhe qershor numri i tyre është shtuar më shumë, për shkak të sezonit të verës.

Sipas aktorëve të tregut valutor, eurot nga turizmi janë një nga faktorët që po ndikojnë në nënçmimin e monedhës së përbashkët në raport me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 121.64 lekë. Monedha e përbashkët nuk kishte prekur këto nivele të ulëta që prej korrikut të 2008-s, duke shënuar kështu rekordin më të ulët në 11 vitet e fundit.

Monedha Kryesore

Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollar Amerikan

USD

108.61

+0.06

Euro

EUR

121.64

-0.19

Poundi Britanik

GBP

136.04

-0.57

Franga Zvicerane

CHF

108.63

-0.04