Arbëri

Sot temperaturat arrijnë deri 34 gradë

Foto: Koha / ilustrim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell. Pasdite vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje afatshkurta shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Indeksi UV mbetet i lartë, kështu që situata biometeorologjike mund të shkaktojë probleme te shumica e personave me sëmundje kronike.

Preferohet që nga ora 10:00 deri 17:00 mundësisht t’i shmangemi kontaktit direkt nga rrezet e diellit.