Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lajçi e quan politik Komisionin për matje të territorit

Ali Lajçi, ish-anëtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e ka quajtur komision politik, komisionin e ekspertëve të thirrur nga Qeveria për matjen e territorit të Kosovës.

Ai thotë se komisioni ishte krejtësisht politik dhe komision që ishte thirrur vetëm që të vërtetonte variantin aktual të kufijve, të cilin Lajçi e quan të dështuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Që në fillim e kemi marrë këtë komision si komision i stisur, komision farsë për qëllime krejt politike, sepse donte të vërtetonte edhe njëherë variantin, të cilin e konsideroj të dështuar në të gjitha pikëpamjet. Ky komision u angazhua për t’i dhënë shkas që të futet sërish në Kuvend për ratifikim”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

“Ani pse këtu ka të bëjë politika shtetërore, ky komision shërbeu si strukturë. Hivzi Islami ishte njëri që mori pjesë më 3 gusht në debat dhe tregoi qasjen e vet se ishte pro atij komisioni, dhe Tomor Qela që dihet tashmë puna e tij. Këta dy ishin bazë e komisionit dhe komisioni nuk e ka as legjitimitetin”.

Lajçi thotë se përzgjedhja e metodës kadastrale për matjen e territorit të Kosovës është “rrudhje e territorit, ashtu siç ndodhi me Malin e Zi”.

“Prona private nuk e përcakton vijën e kufirit shtetëror. Sepse sovraniteti i shtetit varet nga pronat shtetërore. Aty nuk jepet një vijë kufitare të ligjshme, por japin një vijë të tkurrjes të territorit”, ka shtuar ai.