Arbëri

Kosnett falënderon ushtarët amerikanë që mbrojtën Kosovën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka falënderuar trupat amerikane, të cilat për 20 vjet janë pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.

“Falënderime mijëra ushtarëve amerikanë që kanë shërbyer në operacionet e mbështetjes paqësore të NATO-KFOR në Kosovë gjatë njëzet vjetëve të fundit. NATO për Paqe”, ka shkruar Kosnett në Twitter, duke i bashkëngjitur edhe një video.