Arbëri

MASHT-i mban fshehtë raportin me shkeljet e kolegjeve private

Descriptive Text

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) tash e disa muaj është duke refuzuar t’ia japë Komisionit parlamentar për arsim një raport në të cilin janë evidentuar shkelje të shumta të kolegjeve private.

Janë bërë më shumë se 3 muaj që deputetët e këtij komisioni kanë kërkuar qasje në këtë dokument, mirëpo deri tash nuk kanë marrë asnjë përgjigje prej MASHT-it, shkruan sot “Koha Ditore”.

Raportin ia pati dërguar kohë më parë udhëheqësja e Divizionit për njohje dhe barasvlerë të diplomave në NARIC Kosova, Kumrije Gagica, ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, dhe disa zyrtarëve të tjerë të MASHT-it. Në emailin në të cilin ua kishte përcjellë raportin, ajo i kishte njoftuar se tolerimi i veprimtarisë së këtyre kolegjeve në kundërshtim me ligjin nuk duhet të lejohet.

Kryetari i Komisionit parlamentar për arsim, Ismajl Kurteshi, ka deklaruar se mënyra se si po vepron Ministria duke mos iu përgjigjur deputetëve përbën shkelje ligjore. Ai thotë se nuk e di se cila mund të jetë arsyeja që MASHT-i po i mban të fshehura shkeljet e kolegjeve dhe emrat e tyre.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)