Arbëri

Edhe MMPH fajëson Komunën e Fushë Kosovës për dështimin e projektit për mbeturinat

Foto: Koha

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka shprehur shqetësim lidhur me dështimin e realizimit të projektit për ndërtimin e objekteve për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme në Harilaq të Fushë- Kosovës, si rezultat i refuzimit të komunës pa ndonjë argument.

Sqarimi i Ministrisë:

Në Republikën e Kosovës gjenerohen shumë mbeturina të cilat për nga karakteristikat e tyre konsiderohen të rrezikshme dhe të cilat në shumicën e rasteve janë të vendosura dhe të hedhura në vende jo të përshtatshme, kështu që këto mbeturina dhe materiet rrezikshme, në gjendjen në të cilën gjenden tani, paraqesin një kërcënim të përhershëm për kontaminimin e tokës, ujit dhe ajrit, gjithashtu paraqesin rrezik edhe për shëndetin e njeriut me pasoja afatgjate.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) në kuadër të Strategjisë se Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Mbeturinave 2013-2022, ka planifikuar ngritjen e projektit –“Ndërtimin e objektit për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme në Kosovë”. Për këtë projekt është marrë përkrahja e Programit IPA 2015. Aktivitetet për krijimin e parakushteve për realizimin e projektit në fjalë janë bërë së bashku me MZHE dhe nën mbështetjen e Komisionit Evropian.

Me programin e IPA 2015, ishin siguruar 12 milionë euro për zhvillimin e këtij projekti që do të shërbejnë për magazinimin e mbeturinave të rrezikshme nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Zhvillimi i projektit ishte i varur nga përcaktimi i lokacionit, i cili me parë ishte përcaktuar në zonën kadastrale të Harilaqit – komuna e Drenasit, por lokacioni i përcaktuar dhe i lejuar nga Qeveria e Kosovës që në vitin 2009, tani për tani nuk do të mund të shfrytëzohej për qëllimin e këtij projekti, pasi që sipërfaqja e konsideruar e lokacionit është e pa pastruar nga mjetet shpërthyese dhe mund të paraqes rrezik për jetën e njeriut.

Nga sekretari i MMPH është emëruar një Komision ndërinstitucional për hulumtimin, përzgjedhjen dhe propozimin e një lokacioni që do të ishte më i përshtatshëm për qëllimin e lartëcekur. Komisioni ka dal në teren dhe ka propozuar që njëri nga lokacionet e mundshme për “Ndërtimin e objektit për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme”, mund të shfrytëzohen parcelat me ID të njësisë kadastrale P-72514003-00022-16; P-72514003-00022-17; P-72514003-00022-18; P-72514003-00022-19, që ishte në pronësinë e Agjencisë Pyjore të Kosovës, në zonën kadastrale Harilaq në komunën e Fushë Kosovës ( në afërsi te lokacionit te mëparshëm).

MMPH-së ka bërë kërkesë në Qeverinë e Republikës së Kosovë, e cila ka lëshuar Vendimin Nr. 11/49, datë 29. 05.2018 për caktimin e lokacionit për ,,Ndërtimin e objektit për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme” në Kosovë.

Nga zyra e Komisionit Evropian në Kosovë për këtë projekt kishin filluar aktivitetet. Ishte kontraktuar Kompania ,,GEOKOS”, për të bërë hulumtimet gjeoteknike të lokacionit.

Derisa zhvilloheshin shpimet gjatë hulumtimit, Inspektorati i komunës së Fushë Kosovës, ka ndërprerë punët e kompanisë që bënte hulumtimet.

MMPH menjëherë ka kontaktuar Kryetarin e komunës së Fushë Kosovës, të cilit i është sqaruar qëllimi dhe rëndësia e projektit, dhe i është thënë se pas shqyrtimit gjeoteknik do të pasojë edhe Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për projektin.

Personat kompetent nga MMPH ishin pjesëmarrës në asamblenë komunale të Fushë Kosovës, me qëllim për të iu sqaruar rëndësinë e Projektit.

Megjithatë, asambleja Komunale mori vendim që mos të zbatohet Vendimi i Qeverisë për shfrytëzimin e lokacionit. Ky vendim ende nuk është dërguar në Ministrinë e Administrimit të pushtetit Lokal, gjithashtu, këtë vendim edhe MMPH nuk e posedon.

Ndërkohë, gjatë takimeve, me propozimin e kryetarit të Komunës, zyrtarë të MMPH-së dhe përfaqësues të Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, kanë vizituar edhe ca vende në afërsi të lokacionit aktual, megjithatë është konstatuar se lokacioni i përzgjedhur dhe i lejuar me Vendim nga Qeveria e Kosovës është njëri ndër lokacionet më të përshtatshme që do të plotësonte kushtet në tërësi.

Më 21.11. 2018, MMPH e ka lëshuar Autorizimin mjedisor për vazhdimin e punëve nga kompania Geokos- Prishtinë, në hulumtimet gjeoteknike të lokacionit, dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve të tjera për projektin.

Më 07.03.2019 ne udhëheqjen e Ministrit të MMPH, Matoshi dhe përfaqësuesve nga Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë, si dhe kryetarit të komunës së Fushë Kosovës është mbajtur takim ku është diskutuar lidhur me lokacionin e përcaktuar për ndërtimin e objekteve për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme në Kosovë.

Takimi në asamblenë e Komunës se F. Kosovës është mbajtur me 10.04.2019, ku është prezantuar projekti si dhe efektet e mundshme në shëndetin e qytetarë