Arbëri

Avokatja e Popullit e Shqipërisë në vizitë Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pritur në takim Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca, raporton EO.

Në takim ka qenë prezent edhe Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari.

Ballanca fillimisht është takuar me kreun e Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Pecin. Kurse pasdite ajo takohet me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.