Arbëri

Haradinaj sot takohet me Merkelin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili dje u nis për në Berlin, gjatë ditës së sotme pritet të takohet me kanceralen gjermane Angela Merkel.

Haradinaj thotë se kjo vizitë pune do të ketë për qëllim thellimin e marrëdhënieve dhe besimit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë si partnere strategjike.

“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime europiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, kishte shkruar dje Haradinaj në Facebook.

U raportua dje se pjesë e bisedës pritet që të jetë marrëdhënia me Serbinë dhe taksa për mallrat që Kosova ka vendosur. Kosova dhe Serbia ka disa muaj që kanë ndërprerë dialogun pas vendosjes së tarifës 100% nga qeveria e Kosovës për produktet e Serbisë.

Kjo masë sipas udhëheqësve politik kosovar është vendosur për shkak të siç thonë "agresionit politik dhe diplomatik të Serbisë ndaj Kosovës.

Kryeministri Haradinaj mbërriti në Berlin gjatë ditës së djeshme, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Image