Arbëri

Në Kosovë sot mot i vranët dhe me shi

Foto: Arben Llapashtica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike do të shënoj rritje. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes me shpejtësi deri 7m/s”, thuhet në njoftim.