Ismet Beqiri përkujton një pikë të marrëveshjes LDK- PDK

Ismet Beqiri përkujton një pikë të marrëveshjes LDK- PDK

05 maj 2017 15:14

Kryetari i Grupit Parlamentar Ismet Beqiri nuk po e pret mirë mocionin që do të jetë temë e Kuvendit të Kosovës në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet të mërkurën, më 10 maj, me fillim në orën 10, raporton KTV .

Ai me këtë rast ka përkujtuar marrëveshjen e koalicionit qeverisës e cila, sipas tij, ka një piksë sipas të cilës asnjëri nga partnerët e koalicionit nuk do të përkrahë asnjë kërkesë të opozitës për mocionin ndaj Qeverisë.

Beqiri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se ato që thuhen në mocionin e opozitës nuk qëndrojnë. “Opozita ka të drejtë, ia lejon Kushtetuta. Është aleanca ajo që do të vendosë. Qeverisja Isa Mustafa ka qenë e vështirë edhe brenda qeverisë e edhe brenda Kuvendit, por edhe përkundër kësaj, ajo ka arritur zhvillimin më të lartë ekonomik i pëlqeu ose jo dikujt kjo. Ne e dimë fuqinë e votës së opozitës, ndërkaq të tjerat janë çështje që diskutohen me partnerin e koalicionit”, ka thënë ndër të tjera ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme