Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe policët kërkojnë ngritjen e pagave

Kryesia Ekzekutive e Sindikatës të Policisë së Kosovës ka reaguar ndaj paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për ngritjen e pagave në disa sektorë, duke kërkuar që kjo ngritje të përfshijë edhe Policinë e Kosovës.

Sindikata e Policisë së Kosovës thekson se deklarimet e shprehura në media këtyre ditëve nga disa anëtarë të kabinetit qeveritar të Qeverisë të Republikës së Kosovës se do të ketë ngritje të pagave në disa sektorë, pa përmendur Policinë e Kosovës, ka shkaktuar pakënaqësi të arsyeshme në radhët e punonjësve të Policisë së Kosovës, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka paralajmëruar ngritjen e pagave për arsimin, shëndetësinë dhe shërbyesit civilë.