Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mark Krasniqi u printe pajtimeve në rajonin e Pejës, Anton Çetta në rajonin e Drenicës

Riza Krasniqi, aktivist i nismës për pajtimin e gjaqeve në Rubikon të KTV-së flet për tolerancën fetare, që sipas tij, mbizotëronte në iniciativën e tyre.

Duke treguar një fotografi ku shihen edhe përfaqësues të fesë islame, Krasniqi tregon për vizitën e një gazetareje nga Belgjika po atë ditë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Këtu ka qenë një gazetare e Belgjikës dhe e pyeti profesor Markun, po flitet se ju në Kosovë e doni një shtet islamik dhe ju qytetarët e besimit katolik jeni të diskrimuar. Po, tha jemi. Qe, tha ai, a i pave krushqit e pajtimit, të gjithë janë myslimanë, unë jam katolik, ai ju prin të gjithë këtyre, e ai jam unë”, citon Krasniqi fjalët e profesor Mark Krasniqit.

“Nëse është rastësi, shkoni në Drenicë, atje e keni Anton Çettën që ju prin”, citoj tutje Krasniqi.

E në krah të tij, rektori i UP-së, Marjan Dema thotë se këtë tolerancë e gjen edhe në institucionin që ai e udhëheq.

“Kjo është bukuria e kombit tim”, theksoi Dema.