Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 5 Majin, ditën e dëshmorëve të kombit, duke thënë se përkulen para heroizmit dhe sakrificës së tyre të të gjitha kohëve dhe epokave.
Haradinaj ka shkruar në facebook se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte projekti më sublim i shqiptarëve në shekullin e njëzet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në Ditën e Dëshmorëve, me respekt i kujtojmë të gjithë ata që luftuan dhe ranë për lirinë e atdheut. Përkulemi para heroizmit dhe sakrificës së tyre të të gjitha kohëve dhe epokave. Kujtimin e kemi më të afërt për ata që ranë në luftën me të fundit, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishte projekti më sublim i shqiptarëve në shekullin e njëzet". Nga Peja, kjo pjesë e Atdheut, Lavdi dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka postuar edhe disa fotografi nga Peja, ku po bëhen homazhe në nderim të të rënëve, si dhe po mbahen akademi përkujtimore.