Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me të cilin kanë diskutuar edhe për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj.
“Sot zhvilluam një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa. Përveç diskutimit për situatën politike në vend me Z. Mustafa diskutuam për nevojën e koordinimit opozitar në Kuvend dhe për diskutimet për inicimin e një mocioni të suksesshëm të mosbesimit. PSD vazhdon të shprehë gatishmërinë për një partneritet opozitar për nisma të përbashkëta”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, transmeton Koha.net.
Ahmeti ka thënë se pas këtij takimi do të intensifikohen edhe takime tjera.
“Pasi që shprehem dhe sqaruam qëndrimet e PSD e LDK në vijim do të intensifikojmë takimet me qëllimin e një dakordimi për strategjinë për rrëzimin e qeverisë”, ka shkruar tutje ai.
Edhe përmes LDK-së, u lëshua në komunikatë për media ku u fol për takimin mes dy kryetarëve të LDK e PSD, për organizimin e opozitës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicionit PAN.
“Ekziston pajtimi se vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme, për çfarë do të punohet për të siguruar mbështetjen e nevojshme të deputetëve të opozitës, por edhe të atyre të pozitës. Grupet parlamentare do të bashkërendisin veprimet për rrëzimin e Qeverisë”, thuhet në komunikatë.
Kujtojmë gjithashtu se Mustafa pati një takim të tillë edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Lexo edhe: Takohen Kurti e Mustafa, përgatiten për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj
Kohët e fundit partitë opozitare thonë se kanë intensifikuar veprimet drejt rrëzimit të Qeverisë, porse ende nuk ka asgjë konkrete. Të tri partitë, ende nuk i kanë votat e duhura për ta rrëzuar Qeverinë, por, patën deklaruar se ka besim që vota mund të marrin edhe nga deputetë të koaliconit PAN.
-
30 maj 2019 15:41
-
Shpërndaje në: