Arbëri

Seanca e Kuvendit nis me mospajtime mes deputetëve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur për vazhdimin e seancës plenare.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, përsëri është shprehur i bindur se Tribunali Ndërkombëtar për krimet e luftës duhet të krijohet, dhe ka kërkuar nga deputetët të jenë unik në këtë çështje.

Në sallë ka mospajtime për pika të ndryshme.

Deputeti i PSD-së Faton Topalli, ka propozuar rezolutë që Kuvendi të krijojë një Komision Parlamentar i cili do ta ketë për bazë tekstin për Tribunalin që u është propozuar.

Kur është vënë në votim, 62 deputetë kanë votuar për.

Shefi i GP të LDK-së, ka kritikuar Veselin se seancën e nisi me lojë.

“E keni filluar me lojë seancën e sotme. Rezoluta që ne kemi protokoluar. Është lexuar në emër të GP dhe kërkoj që kjo rezolutë të hedhet në votim”, tha ai.

Hoti thotë se duhet hedhur në votim propozimi që është bërë në seancën e kaluar.

Shefi i GP të PDK-së, foli për propozimet e PSD-së dhe LDK-së.

“Atë që propozuan nga LDK është vetëm e shkruar. Është e njëjtë me atë që kaloi, e votuam propozimin e PSD-së. Ne veç e kaluam”, tha ai.

“Hajde të bëhemi serioz, u bëmë hor para familjarëve për këtë temë”, tha tutje.