Arbëri

Sërish rrahje te LDK-ja, katër të arrestuar

Një rrahje ka ndodhur në nëndegën e LDK-së në Ferizaj, me ç’rast janë arrestuar katër persona.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net majori i Policisë në Ferizaj, Mehmetali Hajdini.

“Mund ta konfirmoj se katër persona janë arrestuar deri më tani dhe një person tjetër i dyshuar gjendet momentalisht në QKUK për tretman të mëtutjeshëm shëndetësor”, ka thënë Hajdini.

Ai ka shtuar se në bazë të udhëzimeve të Prokurorisë së Shtetit jemi ende në vazhdën e hetimeve për faktin se dyshohet që ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë përleshje fizike.

Prezent në këtë përleshje ishte edhe kryetari i degës së LDK-së, Muharrem Svarça.

Ditë më parë kishte ndodhur një përleshje e LDK-së në Mitrovicë.