Arbëri

Në përurimin e autostradës Rama pritet ta refuzojë Haradinajn, vijnë Zaevi dhe Markoviqi

Foto: Koha / ilustrim

Kryeministrat e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të marrin pjesë nesër në ceremoninë e përurimit të autostradës për në Shkup, me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Por, siç mëson KTV-ja, në ceremoni nuk do të jetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Marrëdhëniet e Ramës me Haradinajn janë acaruar që prej Samitit të Berlinit kur kryeministri i Kosovës e akuzoi atë të Shqipërisë se i bëri presion në sy të Merkelit dhe Macronit për heqjen e taksës. Ndërkohë, kryeministri shqiptar tha se Haradinaj gënjeu.

Autostrada “Arbën Xhaferi” pritet të inaugurohet nesër, ditë e mërkurë më 29 maj.