Arbëri

Haradinaj takon Falatkon, diskutojnë për dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar Susan Falatko, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qëndrore dhe Çështjeve të Euroazisë në Departamentin amerikan të shtetit.

Përmes një postimi në Facebook ai ka bërë të ditur se kanë diskutuar për dialogun me Serbinë, transmeton Koha.net.

Haradinaj thotë se SHBA-ja si aleate strategjike e Kosovës qëndron në krah të vendit tonë në konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe në rrugëtimin e saj euro-atlantik.

“Bashkëbisedim i frytshëm me Susan Falatko, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qëndrore dhe Çështjeve të Euroazisë në Departamentin amerikan të shtetit, për rritjen e koordinimit ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të saj strategjik, me fokus dialogun me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, që përfshinë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij marrëdhëniet bilaterale të Kosovës me SHBA-në po thellohen duke e fuqizuar miqësinë e përhershme ndërmjet dy vendeve.