Arbëri

Opozita ka mbledhur 40 nënshkrime për mocion ndaj Qeverisë

Opozita i ka mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme për të thirrur seancën e jashtëzakonshme për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë dhe sot në orën 8 30 minuta kërkesa do të deponohet në Kuvend.

Këtë e ka konfirmuar Pal Lekaj i AAK –së.

Sipas burimeve të KTV pritet që brenda ditës Kryesia të mblidhet e ta shqyrtojë kërkesën dhe brenda 48 ore të thirret seanca e jashtëzakonshme.

8 nënshkrime të deputetëve të partive në pushtet ka arritur t'i sigurojë AAK-ja.

Pritet shpejt edhe një konferencë e opozitës në Kuvend.