Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria trash përfitimet e presidentit

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për presidentin e Republikës së Kosovës, me të cilin synohet të rriten përfitimet e presidentit, pasi ta ketë kryer mandatin.

Me këtë ndryshim, presidenti do të barazohet me zyrtarët e lartë që përfitojnë sipas Ligjit për përfitimet e ish-zyrtarëve të lartë të Republikës së Kosovës, pasi që deri më tani në Ligjin paraprak ka qenë i përjashtuar, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paga e presidentit pasi të jetë larguar nga Zyra e Presidencës do të jetë 70 për qind e pagës aktuale dhe nuk do të jetë e kufizuar në kohë.

Ligji aktual për përfitimin e ish-zyrtarëve të lartë përcakton kriteret se cilët persona konsiderohen ish-funksionarë të lartë në Kosovë, të drejtat që u takojnë në bazë të funksionit të ushtruar me parë dhe procedura e realizimit të këtyre të drejtave. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.