Arbëri

Basha i përgjigjet Ramës: Më 30 qershor nuk ka zgjedhje, betejë në çdo qendër votimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur sot nga Durrësi kryeministrit Edi Rama, i cili e ftonte për dialog, por pa shtyrë datën e zgjedhjeve.

Në fjalën e tij, Lulzim Basha u shpreh se Edi Rama po i propozon opozitës kapitullimin. Basha shtoi se me 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Kreu i PD tha se nëse Edi Rama tenton të bëjë zgjedhje në këto kushte, beteja e opozitës do të jetë në çdo qendër dhe çdo kuti votimi, transmeton Koha Jonë.

“Misioni ynë është një mission kombëtar. Në historinë e shoqërive në përballje të tilla, vijnë momente si ky ku ndodhemi sot, ku një parti e madhe me një histori të madhe dhe një mission të madh kombëtar, si Partia Demokratike e Shqipërisë, duhet të vendosë nëse duhet të zgjedhë rrugën e rehatit, rrugën e pazarit, rrugën e kompromisit me të keqen për hir të pushtetit dhe karriges, apo rrugën e vështirë, të drejtë dhe hyjnore të betejës për njerëzit, për Shqipërinë, për të ardhmen e saj. Ne e kemi bërë zgjedhjen. Ne jemi në krah të njerëzve. Ne jemi në krah të projektit tonë me të cilën lindëm, projektin për Shqipërinë si gjithë Europa. Ne kemi ndalur çdo kalkulim të vogël politik. Ne nuk luajmë me portat e vogla të krimit dhe të oligarkëve, siç luan i babëzitur nga mëngjesi deri në darkë Edi Rama. Nuk e njohim dhe nuk e pranojmë atë lojë. Ne nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve. Ne jemi ngritur mbi interesat tona të ngushta politike”,tha Basha.Kreu i PD-së foli dhe për tentative manipulimi që po bëhen edhe ndaj zgjedhjeve që Edi Rama po zhvillon i vetëm. “Rama na propozon Taulant Ballën dhe Damian Gjiknurin si rojtarë të zgjedhjeve, dy njerëz që po të hetoheshin siç do të hetohen 339-a dhe 184-a, po kështu do të jenë para togave të zeza të drejtësisë, për të marrë dënimin e merituar. Dhe meqë ra fjala, keni rënë squkë ka 24 orë qëkur kam denoncuar aktin kriminal ku me urdhër të Edi Ramës, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, kanë ushtruar presion mbi 4 anëtarët e KQZ-së që në mënyrë të kundërligjshme të mos regjistrojnë përfaqësuesit e opozitës në KZAZ. Gjithçka është në tabulatet e dorëzuara partnerëve ndërkombëtarë. Nuk keni shans, nuk keni shpëtim”, tha tutje ai.