Arbëri

Tri komunitete thonë se asnjëherë s’ u nderuan nga presidenti i Kosovës

Me t’u bërë president, Hashim Thaçi nuk hezitoi të përkulej para memorialit të viktimave të luftës që i përkasin komunitetit serb, raporton KTV.

Por janë edhe tri komunitete tjera minoritare që thonë se asnjëherë nuk u nderuan nga presidenti i vendit, pavarësisht që të vrarët e tyre ishin viktima të të dyja palëve, si serbëve ashtu edhe shqiptarëve.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International”, në raportin e saj vjetor, vlerëson se të drejtat e njeriut në gjithë botën janë në rrezik, për shkak të politikanëve që përdorin retorikë “helmuese dhe çnjerëzore” kundër pakicave etnike apo fetare, me qëllim forcimin e pushtetit të tyre.

Në pjesën ku flitet për Kosovën, raporti potencon se komunitetet rom, ashkali dhe egjiptianë kanë vazhduar të vuajnë nga diskriminimi institucional, veçanërisht në qasjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për banim dhe punësim.

Në raport theksohet se as në Serbi e as në Kosovë nuk janë gjetur varre të reja masive në vitin 2016.