Arbëri

FDH: Kosova nuk ka bërë shumë për ndriçimin e krimeve të Serbisë

Fakte të reja ka paraqitur Fondi për të Drejtën Humanitare rreth përgjegjësisë së gjeneralit serb Lubisha Dikoviq për vrasjen e 1 mijë e 400 civilëve shqiptarë, raporton KTV .

Si udhëheqës i brigadës 37 të ushtrisë së Jugosllavisë, nën komandën e tij në zonën e Drenicës janë vrarë rreth 1 mijë e 400 civilë.

Dikoviq, por as pjesëtarët e njësisë së tij, kurrë nuk janë përgjigjur para drejtësisë për këtë.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka bërë disa kallëzime penale për udhëheqësin e Ushtrisë së Serbisë për krimet në Kosovë, por kurrë nuk ka pasur reagim të Prokurorisë për krime lufte në Beograd.

Kjo ka qenë edhe arsyeja që Fondi ka shfrytëzuar dosjen për të bërë një film dokumentar.

Për Fondin për të Drejtën Humanitare as institucionet e Kosovës nuk kanë bërë shumë për ndriçimin e krimeve të Serbisë. Ky nuk është rasti i vetëm që kjo organizatë ka ofruar fakte dhe ka mbledhur dosje për krimet serbe në Kosovë.