Arbëri

Apostolova inkurajon LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimet në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Tutje thuhet se temë diskutimi ishte situata aktuale politike në Kosovë, transmeton Koha.net.

Mustafa e njoftoi Apostolovan për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova.

Gjithashtu ai e falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

“Apostolova inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

I pranishëm në takim ishte edhe Arban Abrashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së.