SBASHK-u përmes një komunikate për media të enjten ka përshëndetur paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për ngritjen e pagave në sektorin e arsimit dhe në sektorët tjerë, duke apeluar që kjo gjë të ndodhë shumë shpejt.
Kërkesën për ngritje pagash kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e kishte shtruar edhe në takimin e delegacionit të BSPK-së me kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrat Avdullah Hoti e Arban Abrashi, më 12 prill 2017, për të marrë përgjigjen se ka angazhime të Qeverisë për të realizuar një ngritje pagash bazuar në ngritjen ekonomike, thuhet në komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSBASHK-u thekson se në vazhdimësi, krahas angazhimeve për realizimin e kërkesave që dalin nga Kontrata Kolektive, ka shtruar edhe çështjen e nevojës për ngritje pagash, së paku sipas ngritjes ekonomike, ashtu siç ka premtuar kryeministri Mustafa dhe kabineti i tij.