Arbëri

Veseli i siguron familjarët e viktimave të regjimit serb se Tribunali do të bëhet

Descriptive Text

Në seancën që po mbahet për të votuar Komisionin Shtetëror për gjenocidin, po marrin pjesë edhe familjarët e të pagjeturve.

Në lozhën ku rrinë mysafirët, seancën po e përcjellin Nysrete Kumnova nga “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova dhe Bajram Çerkini kryetar i Shoqatës për të pagjetur në Mitrovicë. Përveç këtyre ka edhe familjarë tjerë të të pagjeturve të cilët po përcjellin me interesim seancën për gjenocidin.

Tek ta është ofruar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili i ka siguruar se askush nuk do të mund ta ndalë iniciativën për formimin e Tribunalit që do të gjykojë gjenocidin dhe krimet e Serbisë në Kosovë.

Edhe familjarët e të pagjeturve kërkuan nga kryetari Veseli që të bëjë çdo gjë për ta formuar Tribunalin për krimet serbe./Kp/