Tiranë, 4 maj - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë përsipër mesditën e sotme të shpjegojë para opinionit publik çfarë ndodh pas dyerve ku bëhen debate për të zgjidhur ngërçin politik, që sipas tij PD ka futur vendin.
Kryeministri Edi Rama shpjegoi sesi do të ‘mbronin’ procesin zgjedhor nga shkeljet 4 postet teknike, që ai i ofroi PD-së në qeveri. Behet fjalë për:
-një zv/kryeministër,
- një ministër Shteti për teknologjinë në zgjedhje,
-një zv/minister Arsimi,
- një zv/ministër të Punëve të Brendshme,
-një zv/ministër Drejtësië.
- si dhe një zv/drejtor i Policisë së Shtetit.
Kjo ofertë, tha Rama, u refuzua nga Basha dje në Tryezën e Presidentit.
"Oferta jonë ku konsistonte. Një zv.kryeministër i propozuar nga PD, por jo anëtar i PD, i cili të vihet në krye të një task-force për të garantuar mospërfshirjen në proces në favor të shumicës të të gjitha pjesëve të trupit të shtetit. Ky zv.kryeministër me një përfaqësues të zgjedhur nga SHBA, BE dhe OSBE do të ketë detyrën e monitorimit të plotë të sjelljes së shtetit në fushatë mbi bazën e një rregulloreje të dakordësuar ku do përcaktohen të gjitha pikat detyruese për qeverinë dhe agjencitë shtetërore që nuk duhen shkelur.
Një zv/ministër i propozuar nga PD së bashku me shefin e misionit amerikan, e atij europian që asistojnë në ministrinë e Brendshme drejtojnë të gjithë procesin e monitorimit të sjelljes së Policisë së Shtetit në 28 mijë kilometra të Shqipërisë. Një zv drejtor i Policisë së shtetit në varësi të këtij grupi.
Nëse dikush ka shkelur ligjin, direkt merren masa.
Kështu me ministrinë e Arsimit, merren në kohë reale ankesat, kur një nxënës ankohet për mësuesin, ku dikush thotë u mbyll shkolla këtu, bëhet verifikimi, atëherë merren masa, pushohet drejtori i shkollës në kohë reale kjo.
Kështu dhe për burgjet, një zv/ministre që do ndjekë procesin zgjedhor në burgje, siç janë bërë historikisht, ndërkohë elementi tjetër dhe do ju lutesha që të mos e përsërisnit historinë, na dhanë më pak se kishim. Këtë e gjejmë si fenomen kur luajnë fëmijët në kushte.
Ta vendosim ministër shteti për teknologjinë në zgjedhje, të ketë ekipin dhe buxhetin e tij dhe të përgatisë një projekt qeveritar për numërimin elektronik dhe votimin elektronik dhe jetën elektronike të PD-së.
qoftë se projekti është i besueshëm dhe i zbatueshëm dhe i certifikuar nga OSBE, jemi gati ta bëjmë gati për zgjedhjet e vitit 2019".
-
4 maj 2017 15:53
-
Shpërndaje në: