Rekrutonte terroristë të ISIS, Almir Daci dënohet me 15 vjet burg

Rekrutonte terroristë të ISIS, Almir Daci dënohet me 15 vjet burg

04 maj 2017 13:31

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka mbyllur një tjetër dosje në luftën ndaj terrorizmit, këtë herë duke dënuar me 15 vite burg në mungesë Almir Dacin, ish-imamin e xhamisë së Leshnicës në Pogradec, transmeton Shqiptarja.

Daci u vu nën akuzë për veprat penale me qëllime terroriste përfshi rekrutimin e luftëtarëve për xhihad dhe nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.

Vetë Daci nuk ishte i pranishëm në 37 seancat e gjykimit të zhvilluara ndaj tij, pasi prej kohësh ai rezulton jashtë vendit dhe në disa pamje filmike është shfaqur në frontin e luftimeve në Siri.

Almir Daci dyshohet se ka rekrutuar jashtë vendit mbi 25 luftëtarë kryesisht të rinj nga zonat e Pogradecit, Korcës, Librazhdit dhe Përrenjasit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme