Arbëri

Kontributi i gruas në Doganën e Kosovës

Oficerja e lartë në Doganën e Kosovës Fatbardha Sadriu – Tahirsylaj duke folur për kontributin e gruas në Doganën e Kosovës, ka thënë se fillimi në këtë punë dhe profesioni është paragjykuar nga shoqëria. Ajo këto komente i ka bërë në emisionin e mëngjesit “SOT” në KTV.

Ndërkaq gjatë rrëfimit të saj ajo ka thënë se me kalimin e kohës gjërat kanë ndryshuar , tani është dëshmuar se “edhe unë si femër mund t’ia dal për kundër angazhimeve në familje si nënë dhe grua”.