Arbëri

Policët shqiptarë zmbrapsën protestuesit maqedonas nga dhuna në Kuvend

Descriptive Text

Në një video të re, e cila është publikuar në rrjetet sociale, mund të shihen momentet e fillimit të intervenimit policor në Kuvendin e Maqedonisë, pas sulmit të huliganëve mbi shumicën e re parlamentare, transmeton INA.

Njësitet speciale të policisë me shok-bomba detyrojnë huliganët të shpërndahen, ndërsa një pjesë e tyre u bëjnë thirrje protestuesve të dhunshëm me fjalitë “Kthehuni maqedonas“, e më pas pason aksioni i policisë për zbrazje të Kuvendit. Siç mësohet shumica e policëve që u angazhuan në këtë aksion ishin shqiptarë.