Arbëri

Lëvizja studentore SKV keqpërdor lejen për aksionin te Rektorati

Lëvizja studentore për barazi “Studim-Kritikë-Veprim” ka organizuar një aksion simbolik në oborrin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” duke vendosur një flamur kombëtar dhe grafit në mur, raporton Koha.net.

Pas vendosjes së grafitit në mur, një pjesëtar i sigurimit të Rektoratit i ka thënë një pjesëtari të kësaj Lëvizje se fillimisht ishin marrë vesh për vendosjen e flamurit dhe shpalosjen e një pankarte, dhe s’ishte bërë fjalë për grafit në mur.

Këta studentë kanë protestuar për heqjen e flamurit kombëtar gjatë ligjëratës nga Alan Watson i Richmond CBE-së së Anglisë, me temën “What Brexit means”.

Rektorati i UP-së të mërkurën ka sqaruar se heqja ishte bërë për shkak se flamuri kishte qenë i “pahekurosur”.

Image

Image

Image


Lëvizja studentore SKV keqpërdor lejen për... by kohanet