Arbëri

VV-ja thotë se s’ka vullnet për ta luftuar korrupsionin e nivelit të lartë

Gati 2 javë pasi protestoi para Prokurorisë së Shtetit, Lëvizja Vetëvendosje, me fushën e drejtësisë është marrë sërish, por këtë herë jo në rrugë.

Në një tryezë që u quajt profesionale, u diskutua për korrupsionin e profilit të lartë dhe shkaqet që kanë çuar në mosdënimin e asnjë zyrtari të lartë për korrupsion, raporton KTV.

Derisa për Betim Musliun e Institutit të Kosovës për Drejtësi, pengesë ka qenë kryeprokurori i Shtetit dhe lidhja e tij me politikën.

Politika, gjithashtu, sipas folësve të kësaj tryeze, ka ndikuar edhe në një formë tjetër, duke mos e investuar paranë publike në fushën e drejtësisë.

Derisa, Taulant Kryeziu nga Instituti EPIK, duke iu referuar sundimit të ligjit si kriter për liberalizimin e vizave, tha se ende duhet të punohet në këtë çështje.

Efikasitetin e vet, sistemi i drejtësisë, sipas Kryeziut, e tregon në raport me qytetarin e thjeshtë, derisa e tregon ndikimin politik kur bëhet fjalë për rastet e zyrtarëve të lartë.