Arbëri

Listës Serbe nuk i pëlqen “dërgimi i 176 policëve në veri”

Përmes një kumtese për medie, Lista Serbe sot ka thënë se “me qëllim demotivimi e frikësimi të votuesve të dielën në zgjedhjet për prefektë të Leposaviqit, Zubin Potokut. Zveçanit dhe Mitrovicës veriore, Kosova në veri do t’i dërgojë 176 policë”, ndërsa ka ftuar qytetarët që, siç ka shkruar ajo, të mos bien pre e provokimeve.

të cilën e përcjell radiokim, thekson se”qëllimi i Prishtinës është që në çdo vend zgjedhor të instalojë rojë dy anëtarëshe, në të cilën, krahas policëve lokalë, do të përfshihen edhe policët shqiptarë nga Prishtina”, transmeton Koha.net.

"Është krejtësisht e qartë se serbët në veri të Kosovës e kanë të ndaluar ta shprehin lirshëm vullnetin e vet politik”, thuhet në kumtese e cila përfundon me fjalët “se është e pamundur që të na frikësojnë me hapa të tillë”.