Arbëri

Kosnett: Komuniteti LGBTI ende lufton për pranim më të gjerë në shoqëri

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett mori pjesë në konferencën për të drejtat e barabarta dhe kushtetuese për komunitetin LGBTI. Me këtë rast, ai ka shprehur përkrahjen e tij karshi këtij komuniteti duke thënë se ende ka punë për t’i garantuar të drejtat e tyre dhe t’i pranuar më hapur në shoqëri.

“Bashkojmë zërin tonë për thirrje dhe dinjitet për barazi për gjithë personat pa marrë parasysh identitetin e tyre gjinorë. Anë e mbanë botës njerëzit e LGTB parandalohen për t’i ushtruar të drejtat e tyre të njeriut. Në Kosovë përkundër një Kushtetute, komuniteti ende lufton për një pranim më të gjerë në shoqëri”, tha ai, përcjell ksp.

Kurse nga organizata Cel, Blerti Morina tha se dita kundër Homofobisë është shumë e rëndësishme për t’i paraqitur dhe njohur.

“Ligjet nuk janë të mjaftueshme vetëm në letër, por duhet të jenë dhe në praktikë”, tha ai.