Arbëri

Rezolutën e Kuvendit për gjenocidin serb, Beogradi e quan “dokument shpifës”

Foto: Koha

Serbia, përmes drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriqi ka reaguar ndaj Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për krimet e Serbisë në luftën e vitit 1998 -1999.

Ai, siç përcjell FoNet, Rezolutën e ka quajtur “dokument shpifës dhe fryt të panikut të atyre që janë të ballafaquar me krimet me akuzat e veta“, transmeton koha.net.

Sipas Gjuraqit, “ky pamflet propagandues tregon të vërtetën se kush e ka nisur terrorin dhe krimet në Kosovë dhe është përpjekje të mbulohen ta fshehin të vërtetën”.