Arbëri

Mot i ndryshueshëm nesër në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Sipas njoftimit, nuk përjashtohen riga të dobëta dhe të izoluara shiu në perëndim dhe jugperëndim të vendit, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja.