Arbëri

Të rinjtë serbë më së paku e dëshirojnë BE-në, shqiptarët më së shumti

Foto: AP

Një anketë e fundit e zhvilluar nga fondacioni politik gjerman, “Friedrich Ebert Stiftung” (FES), ka gjetur se përderisa 56 për qind e të rinjve në Serbi mbështesin kërkesën e vendit të tyre për anëtarësim në BE, 75 për qind dëshirojnë të ikin nga vendi e të jetojnë në Evropë, raporton uebfaqja “Emerging-europe”.

Sipas studimit të FES-it, i cili ka mbuluar të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Kosovës, numri i të rinjve që i thonë po anëtarësimit në BE është më i ulëti në Serbi. Në Shqipëri, 94.5 për qind e të rinjve mbështesin integrimin evropian të vendit të tyre, të përcjellë nga njerëzit në Bosnje e Hercegovinë (84.9 për qind), në Maqedoninë e Veriut (81 për qind) dhe në Mal të Zi (77.2 për qind), transmeton Koha.net.

Në mesin e të rinjve serbë që planifikojnë të emigrojnë, 20 për qind thanë se do të largoheshin për 20 apo më shumë vjet, ndërsa shumica e kanë potencuar gjendjen ekonomike në Serbi si arsyen kryesore prapa qëllimit të tyre për largim nga vendi.

Anketa ka gjetur po ashtu se 50 për qind e të rinjve serbë nuk u besojnë partive politike.