Arbëri

Shi me intensitet të lartë në ditët në vijim

Descriptive Text

Mot me vranësira të dendura e me reshje shiu do të mbizotërojë në pesë ditët e ardhshme në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik në Kosovë, reshjet e shiut në disa pjesë të vendit, si në pjesën jugore, jugperëndimore dhe disa lokalitete të pjesëve tjera, do të jenë të intensitetit të lartë dhe do të shoqërohen edhe me stuhi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të shënojnë rritje, kurse maksimalet e ditës parashihen të shënojnë ulje për 5-7 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Kjo situatë meteorologjike, me reshje të intensitetit të lartë do të përfshijë edhe shtetet fqinje, sipas IHMK-së.