Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vlerësohet mbështetja e Hungarisë për Kosovën

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, priti sot Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz , me të cilin biseduan për bashkëpunimin ndërshtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për çështjet me interes të përbashkët, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Bajram Gecaj falënderoi ambasadorin hungarez, Laszlo Markusz, për mbështetjen që ka dhënë Hungaria për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në të gjitha projektet me interes për institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuszu, shprehi mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ritheksoi gatishmërinë e Hungarisë për bashkëpunim të ngushtë me institucionet Kosovës në projektet me interes të përbashkët për dyja vendet.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuszu, ftoi zëvendësministrin Gecaj për një vizitë zyrtare në Hungari, përkatësisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të diskutuar për çështjet aktuale të politikës së jashtme dhe sigurisë në Ballkan dhe më gjerë, organizimin e qeverisjes lokale në Hungari, si dhe qasjen hungareze ndaj komuniteteve pakicë.