Arbëri

Gjashtë fushat të rreziqeve për korrupsioni në drejtësi

Descriptive Text

Projekti i përbashkët i BE-së dhe Këshillit të Evropës kundër krimit ekonomik (PECK II), bashkë me institucionet e Kosovës kanë publikuar sot një vlerësim për rrezikshmërinë e korrupsionit në fushën e gjyqësorit, prokurorisë dhe prokurimit publik.

Raporti sheh gjashtë fusha të rreziqeve për korrupsion: kornizën ligjore të sistemit gjyqësor, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, jetën profesionale të gjyqtarit, administratë dhe menaxhim të gjykatës, sistemin e menaxhimit të lëndëve si dhe trajtimi i lëndëve të korrupsionit.

Nga kjo konferencë u kërkua investim në aspektin e vetëdijësimit të qytetarëve dhe funksionarëve për evitimin dhe luftimin e korrupsionit.

Munir Basha, zëvendësministër i Drejtësisë në Kosovë tha se janë të përkushtuar në fuqizimin e funksionit të ligjit si e vetmja rrugë. Ai theksoi se raporti aktual bën një vlerësim të fushave me rrezik për korrupsion në sistemin gjyqësor të Kosovës dhe se jep rekomandime për reforma.

dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve dhe luftimi i krimit të organizuar paraqesin parakushte që Kosova duhet të plotësoj si një shtet i pavarur dhe demokratik ku sundon rendi dhe ligji. Sot në Kosovë kemi prokurori dhe gjykata të mjaftueshme në tërë Kosovën dhe tani është koha që kemi drejtësi funksionale dhe ta fitojmë besimin e qytetarëve në drejtësi. Edhe pse Ministria e Drejtësisë ka kompetenca mjaft të kufizuara, në drejtim të punës së prokurorisë dhe gjykatave, ne jemi të përkushtuar t’iu dalim në ndihmë me vendosjen e politikave më të mira për të funksionuar sundimi I ligjit në Kosovë. Lufta kundër korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit është një proces i vështirë dhe sfidues. Në angazhimin tonë të deritanishëm kemi hedhur hapat e parë por të sigurt për të formuar parakushte për të luftuar këto dukuri”, tha Basha.

Basha theksoi se për fushën e korrupsionit kanë themeluar grupin punues për hartimin e koncept dokumentit për rishikimin e legjislacionit që e bën të detyrueshëm pezullimin ose largimin e zyrtarëve publik të akuzuar dhe të dënuar për korrupsion.

Ai u shpreh se ky koncept dokument është themeluar në bashkëpunim të ngushtë me projektin e binjakëzimit nga Gjermania dhe si i tillë pas fazës së konsultimeve publike do të procedohet në Qeveri për miratim.

Vlen të përmendet, vijoi ai, edhe fakti se Ministria e Drejtësisë ka hartuar një projektligj për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Basha gjithashtu tha se lidhur me gjetjet e këtij raporti do të mirren masa konkrete sipas Kodit penal dhe procedurës penale.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, tha se krahasuar me vitet e mëparshme, në fushën e drejtësisë me anë të publikimit të këtij raporti që u prezantua sot, do të jetë më e lehtë të luftohen dukuritë negative.

“Është themeluar hiearkia e raportimit që është e përbërë nga katër nivele: Qeveria, Grupi Punues Qeveritar në nivel udhëheqës, Sekretariati dhe Grupi Teknik në nivel të institucioneve përgjegjëse në zbatim të planit të veprimit ku është bërë monitorimi i implementimit të planit të veprimit dhe rritjes së indikatorëve të performancës. Si rezultat i funksionimit në këtë mekanizëm monitorues dhe raportues, deri në fund të vitit 2016-të kemi realizim prej 76 përqind të planit të veprimit të planit të strategjisë, si dhe dy objektivave të realizuara; objektiva e parë që ka të bëjë me ngritjen e vetëdijes për ekonominë joformale dhe krime financiare dhe objektiva që ka të bëj me promovimin e procedurave të inteligjencës, hetimit, të ndjekjes penale dhe gjyqësore”, tha Krasniqi.

Isabel Servos Gallucci, shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë u shpreh të jetë e kënaqur pasi që sipas saj raporti që është hartuar nuk është vetëm një raport në tavolinë por që siç tha ajo gjetjet janë relevante dhe shërbejnë edhe për Agjensionin Kundër korrupsionit.

Zëvendësshefi për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së në Kosovë Libor Chlad shpreson se adresimi i të metave që janë identifikuar do të ndikojnë në përmirësimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.

“Sistemi gjyqësor, prokuroria dhe prokurimi publik janë disa nga zonat thelbësore ku ndodh korrupsioni. Gjatë kohës kur ne punojmë shumë për të përmirsuar efikasitetin tonë dhe kualitetin e punës sonë dhe për të zvogëluar koston, për të siguruar sukses për Kosovën në tregun e vetëm Evropian, korrupsioni kushton shumë dhe mendoj se Kosova nuk mund ta përballojë atë. Paraja e cila bëhet e kotë nga sjellja korruptive do të mund të të përdorej për diçka të mirë si psh, në edukim, kujdes shëndetësor”, tha Chlad.

Ndryshe, vlerësimi aktual i rreziqeve të korrupsionit nuk synon të ekspozojë korrupsionin, port ë identifikojë “Fushat me rrezik për korrupsion”. Ndërkaq rekomandimet dhe reformat e dhëna në këtë raport, synojnë të përmirësojnë transparencën dhe llogaridhënien për një menaxhim sa më adekuat të drejtësisë në Kosovë.