Arbëri

Serri: Arsimi, mjedisi dhe ekonomia prioritete të BE-së në Kosovë

Descriptive Text

Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së, Riccardo Serri, në një konferencë për media ka shpalosur programin e ngjarjeve për Ditën e Evropës dhe po ashtu ka shpallur garën për Fushatën Ekonomike.

Riccardo Serri, është shprehur i kënaqur që tani qendra e BE-së është vendosur në një ambient më të përshtatshëm që tani e tutje mban emrin ‘Shtëpia e Evropës’, e cila në mënyrë solemne do të hapet sot në orën 18:30 dhe ku do të marrin pjesë ambasadorët dhe shefja e Be-së, Natalyia Apostolova.

Në shënim të 9 Majit Ditës së Evropës Serri ka shpalosur programin që do të mbahet brenda kësaj jave për të shënuar këtë ditë ku ndër më kryesoret do jetë fushata ekonomike qe do të zgjatë deri më 20 qershor.

Serri u shpreh se BE-ja vazhdon të ketë prioritet në Kosovë arsimin, mjedisin dhe tani pjesë e prioriteteve është edhe ekonomia, raporton kp.

Në ditën e Evropës më 9 maj do të hapet edhe një panair ndërsa gjatë javës në Shtëpinë e Evropës qytetarët do të mund të shohin filma dhe dy ekspozita të cilat do të hapen sonte në orën 20:00.