Arbëri

Fitore Pacolli fton LDK-në që me Vetëvendosjen ta ndalin PANhajninë

Descriptive Text

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, deklaroi sot se veprimet e përbashkëta ndërmjet kësaj partie dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës duhet të thellohen më tej për ta ndalur, siç shprehet ajo, PANhajninë.

“Kur pavarësia dhe qenësia e shtetit të Kosovës filloi të vihej në pikëpyetje nga personi që duhej ta mbronte e ta përfaqësonte sa më denjësisht, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës bashkërenduan qëndrimet dhe veprimet për Republikën. Ky veprim i përbashkët opozitar i ndali përfundimisht iniciativat e papërgjegjshme, jo legjitime dhe jo transparente të Presidentit të Kosovës qëllimi i së cilit ishte copëtimi i Kosovës”, shkruan Pacolli në Facebook.

“Qëndrimet tona të përbashkëta përçuan mesazhin e popullit te bashkësia ndërkombëtare se Kosova është republikë parlamentare me integritet territorial dhe institucional, me sovranitet dhe kufij të pacenueshëm. Veprimet tona të përbashkëta duhet të thellohen edhe më tutje për ta ndalur edhe PANhajninë. Bashkë është e mundshme!”, përfundon Pacolli.