Arbëri

Peja krenare për 183 dëshmorët, krerët e shtetit thonë se Serbia s’guxon ta mohojë gjenocidin

Muzaqete Kelmendi po jeton me mallin për ta parë djalin e saj Jusuf Kelmendi, të shkollohej e ta kishte afër çdo hap.

Kelmendi kishte qenë vetëm 18-vjeçar kur pa dijeninë e prindërve kishte vendosur t'i bashkohej UÇK-së.

Krenarë për sakrificën e dëshmorëve që ranë për lirinë e vendit janë edhe fëmijët e tyre, të cilët u rritën me shpresën për një Kosovë më të zhvilluar, raporton KTV.

Në përkujtim të dëshmorëve të Pejës, homazhe pranë pllakës përkujtimore kanë bërë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Presidenti ka thënë se edhe pas 20 vjetëve, vlera e UÇK-së është ajo që i bashkon qytetarët, pa dallim partie e lokaliteti.

5 Maji shënohet si Dita e Dëshmorëve në mbarë trojet shqiptare.

Po kjo ditë, Komuna e Pejës në vitin 2012 kishte vendosur që të shënohet edhe si Dita e Dëshmorëve të Pejës.