Arbëri

Vuçiq: Kosova do të ketë sovranitet në tërë territorin e vet

Descriptive Text

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Kosova në të ardhmen do të ketë pavarësi dhe sovranitet në tërë territorin e saj, jo për shkak se ai do ta njohë, por për shkak se nuk kishte kaluar zgjidhja që ai e kishte ofruar, transmeton Koha.net.

Në një bisedë për tv pink, përcjell “danas”, ai megjithatë nuk ka treguar se çfarë zgjidhjeje kishte ofruar.

Sipas tij, “ajo që ai e kishte ofruar, nuk ka mundur të kalonte për shkak të presionit të tmerrshëm të disa vendeve dhe shërbimeve të tyre informative të cilat i aktivizuan të gjitha agjenturat politike, mediale e të tjera nëpër vende të ndryshme“.

Vuçiq në vazhdim e ka kritikuar opozitën serbe se nuk ka dashur t’i dëgjojë propozimet e tij për Kosovën por vetëm ka vazhduar protestat kundër tij:

„Ju pyes cila është zgjidhja për Kosovën pos asaj se ajo në të ardhmen, jo me dëshirën time dhe jo pse unë do ta njoh, do ta ketë pavarësinë dhe sovranitetin e plotë në tërë territorin e vet dhe prandaj do t’i pyes shumë nga ata që kanë protestuar dhe kanë folur shumë gjëra, pse e keni bërë këtë dhe si është e mundur që nuk e vërejtët realitetin dhe që e penguat mundësinë që Serbia të nxjerrë diçka për popullin dhe vendin e vet”, e ka akuzuar ai opozitën. .